Tragjedi në Cërrik! Gjendet i pajetë trupi i një 65-vjeçari, dyshohet se u mbyt në një kanal vaditës
21/07/2025 15:51
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtërmen të Cërrikut, ku një 65-vjeçar, me inicialet G.B., dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës.
Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel