
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sot rubrikës “Sy m’Sy” ku mes të tjerat u pyet nga një komentues në lidhje me shpërblimin për Lulzim Bashën.
Kreu i qeverisë u shpreh se kjo nuk ka ndodhur dhe sa të jetë ai në pushtet nuk do të ndodhë. ‘Nuk kemi dhënë asnjë dëmshpërblim për atë rast.’, tha Rama.
Ai “shigjetoi” edhe Lulzim Bashën, i cili që pas zgjedhjeve të 11 majit nuk ka dalë më në publik, duke ia vënë në dukje këtë fakt dhe e ironizoi me matematikën.
“Nuk kemi dhënë asnjë dëmshpërblim për atë rast. Kur të vijë në pushtet Luli, le t’ia bëjë vetes ato para. Po sa të jem unë këtu kjo nuk do të ndodhë se ka plot të tjerë para tij që duhet të shpërblehen. O Lul ku je mor Lul. Nuk më ndoqe, mbete te 7×7.”, tha ai.
Top Channel