Në luftën me zjarrin në fshatin Dukat, tre efektivë të zjarrfikëses së Vlorës janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Të tre zjarrfikësit kanë pasur probleme me frymëmarrjen (asfiksi) për shkak të tymit, ndërsa ishin duke luftuar me flakët në malin e Dukatit.

Zjarrfikësit ndodhen në ambientet e spitalit të Vlorës, në gjendje të stabilizuar.

Top Channel