
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpall me pafajshme nga Gjykata e Posaçme, pasi u padit për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi.
Avokatët e Nushit gjatë seancës: E akuzuara të deklarohet fajtore për shpifje, e akuzuara ka qenë kryetare e komisionit hetimor, nuk ka zbatuar ligjin konkret, ju dorëzojmë dhe praktiken e GJDNJ që duhet ndarë opinioni si deputet dhe fakti, e akuzuara ka fyer dhe shpifur, ka konsumuar elementet, provuam që në komunikimet që kemi patur me komisionin kemi dorëzuar prova dhe dokumentacione por nuk janë marrë parasysh, të gjitha ato që janë thënë nga e akuzuara 100-120 milionë euro apo 5-6 milionë euro TVSH rezultuan të pavërteta, apo çështjet off shore dhe lidhjet e Vilma Nushit me Edi Ramën e akuzuara nuk mundi të sjellë asnjë provë në këtë proces, pra mbetet një shpifje, lidhur dhe me laboratorët deklarimet e të akuzuarës dolën që janë të pavërteta.
Avokati i Albana Vokshit: Nga ecuria e seancave dhe këtij procesi pretendimet e viktimës akuzuese nuk qëndrojnë. Deklaratat e zonjës Vokshi janë politike në ushtrim të detyrës së saj si deputete në interes publik. Zonja Vokshi është bazuar edhe tek të dhënat e hapura, raportimet në media, kontrata koncesionare, raportet e KLSH etj. Gjykata duhet të vendosë rrëzimin e padisë.
Albana Vokshi: Kam folur për dy shërbime si check upi dhe sterilizimi. Edhe pse kishim pengesa kemi vijuar me përpjekjet për interesin publik. Kishim për detyrë evidentimin e personave përgjegjës, deputetet e mazhorencës na penguan, nuk miratuam dot disa akte ligjore për ndryshimin e legjislacionit për koncesionet abuzive. Sa i takon check upit kam sjellë dokumente që vërtetojnë ato që unë kam thënë, apo nga dëshmitë e mjekëve, qendrave shëndetësore, ku rezulton se nuk kanë përfituar qytetarët përkundrazi. Nuk është punë tek disa fjali që janë shkëputur nga konteksti dhe janë sjellë këtu.
Check upi u hartua në mënyrë klienteliste për interes të privatit , këto i kam evidentuar në të gjitha ditët e komisionit hetimor por edhe në punën time të përditshme 10 vjeçare, se kam patur personale por për interesin e publikut. Madje e kam kallëzuar edhe në Spak ku kam dhënë edhe shpjegime duke dëshmuar. I kam vënë në dispozionin Spakut dhe dokumente. Qëllimi im është që ata që bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve shqiptarë të përgjigjen para ligjit, check upin e ka denoncuar dhe partia demokratike ku unë aderoj.
Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj tha sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se “nga aktet e administruara për këtë proces, konkludojmë se deklarata është bërë në kuadër të komisionit hetimor, Albana Vokshi ka bërë edhe kallëzim në prokurorinë e posaçme , mbi bazën e këtij kallëzimi është regjistruar edhe procedim penal. Nuk provohet se Albana Vokshi të ketë konsumuar elementët e veprës penale, kërkojmë të deklarohet e pafajshme për shpifje në dëm të viktimës akuzuese Vilma Nushi.
Top Channel