A do të paraqitet në seancën e “Partizanit”? Berisha zbaton masën ‘detyrim paraqitje’: Kjo varet nga …

21/07/2025 10:26

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.

Ai është pritur nga qytetarë që e mbështesin jashtë godinës.

Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ai sërish hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Sot mbahet edhe gjyqi për çështjen “Partizani”, pasi u shty disa javë më parë.

Ai u pyet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha nëse do të marrë pjesë në seancë.

“Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avoketërve dhe gjykatësve. Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avoketërit, natyrisht sipas zhvillimeve. Por kjo është një seancën në të cilën do paraqiten pretendimet nga avoketërit. Nuk kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret, përveç ndonjërit që është në apel. Ai, i njohur tani, famozi, por nuk kam kundërshti për gjykatës konkret. Por kam kundërshti për një parim themelor që ka të bëjë me pavarësinë e gjykatësit në detyrën e tij”, tha ai.

Top Channel