Lushnjë, mbingarkohet urgjenca/ Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e pacientëve që kryejnë vizita

20/07/2025 12:45

Vala e të nxehtit që po shoqëron vendin tonë ka sjellë dhe pasoja në shëndetin e popullatës.

Qyteti i Lushnjës i cili bën pjesë te qarqet ku temperatura arrin në nivelin e 40 gradëve ka bërë që shumë qytetarë të kenë pasoja në shëndetin e tyre. Në urgjencën e spitalit të Lushnjës vihet re një rritje e fluksit të pacientëve.

Përveç personave me sëmundje kronike dhe atyre të moshës së tretë, pacientët janë shpesh edhe të rinj, por mjekja I sqaron të gjitha rastet kur ata duhet të paraqiten në urgjencë, duke shmangur edhe fluksin.

Për sa i përket pickimeve nga gjarpërinjtë dhe insektet mjekja shprehet se ka më pak fluks nga vitet e tjera,

“Këtë vit rastet kanë qenë sporadike ku kanë qenë vetëm dy persona nga pickimi i gjarprit dhe janë trajtuar në kirurgji”, tha Anila Karavaqiri, shefe e Urgjencës Lushnjë.

Shmangia e lëvizjes në orët e pikut të vapës dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve këto ditë, është një prej këshillave kryesore sidomos për të moshuarit dhe për më të vegjlit.

Top Channel