“Verë dhe Portokalle”, trupa e aktorëve të spektaklit Portokalli në Top Channel është ndalur në Ersekë

19/07/2025 15:41

Trupa e aktorëve të portokalli është ndalur në qytetin e Ersekës ku ka performuar përpara mijëra banorëve dhe vizitorëve pjesën më të mira të spektaklit të humorit.

Mbrëmja e ngrohtë e qytetit juglindor është gjallëruar nga turi i spektaklit “Verë dhe Portokalle”.

Mes duartrokitjesh të shumta dhe të qeshurave që nuk kishin të ndalur “Verë dhe Portokalle” tregoi edhe këtë herë se vit pas viti është kthyer në një prej spektakleve më të preferuara verore.

Top Channel