
20/07 15:14
Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë, shkruan kryeministri Edi Rama, krahas një videoje ku duken produktet e sekuestruara ditët e fundit.
36 ton produkte pa faturë janë sekuestruar në gjashtë ditë, shkruan Rama.
Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrata Tatimore përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor.
Kryeministri Edi Rama tha se mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cenon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër.
Top Channel