Vijon riorganizimi i qeverisë Zelensky, presidenti ukrainas emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

18/07/2025 11:10

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov si sekretar të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, sipas një dekreti të publikuar sot.

Këshilli ka një rol koordinues për çështjet e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes nën presidentin dhe përbëhet nga zyrtarët më të lartë politikë, si dhe zyrtarë të lartë në sektorët e sigurisë dhe mbrojtjes.

Vërehet se pozicioni vakant i lënë nga Umerov në Ministrinë e Mbrojtjes  do merret nga ish-kryeministri Denis Shmyhal, si pjesë e riorganizimit të qeverisë që Zelensky ka kryer ditët e fundit.

Top Channel