
Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes!
Në një video që po bën bujë në internet, një grua, në këtë rast e veja, kërcen pranë arkivolit të hapur të burrit të saj, me të pranishmit e tjerë që… brohorasin.
Videoja e çuditshme u ngarkua nga këngëtari El Cangri del Callao më 6 korrik, i cili shfaqet në një sallë të mbushur plot ndërsa një grua e re, e veshur me të zeza dhe që besohet të jetë e veja e të ndjerit, bën “twerk”.
Videoja u bë shpejt virale dhe është parë mbi katër milionë herë në Instagram.
Një klip tjetër i postuar në llogarinë e këngëtarit në rrjetet sociale, që besohet të jetë nga i njëjti funeral, tregon gjashtë djem që lëkundin arkivolin dhe kërcejnë rreth tij në një dhomë. Njerëzit brohorasin ndërsa luhet muzikë reggaeton.
Edhe pse në shikim të parë mund të tingëllojë e pazakontë, madje kontradiktore, për El Cangri del Callao, ajo ka të bëjë me nderimin e të dashurve në një mënyrë të ndryshme.
Historia e El Cangri-t u shfaq madje edhe në televizionin kombëtar, duke nxjerrë në pah qasjen e tij unike dhe ndikimin që pati.
Siç e shpjegoi ai në emision, ai filloi të shfaqej nëpër festa, por pak nga pak, njerëzit që kishin humbur një të dashur po i kërkonin t’i ndihmonte të thoshin lamtumirë “në mënyrën e tyre”. Kështu lindi kthesa e tij e papritur artistike.
Top Channel