Vatra zjarri në disa njësi të bashkisë Bulqizë, retë e tymit mbulojnë qytetin dhe fshatrat përreth

18/07/2025 10:54

Prej më shumë se një jave vatra të mëdha zjarri vijojnë në “Fushën e Peladhisë” të njësisë administrative Zerqan. Ndërkohë vatra të mëdha zjarri vijojnë në afërsi të fshatit Vlashe të njësisë Shupenzë.

Zjarri i ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi duke djegur me dhjetëra hektar pyje dhe kullota.

Ndërkohë për fikjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar forcat e zjarrfikëse si dhe ato të emergjencave të bashkisë Bulqizë, megjithatë e kanë patur të pamundur fikjen për shkak të terrenit të vështirë, që bën të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri.

Siç shihet edhe nga pamjet retë e tymit kanë mbuluar fshatrat e njësive Shupenzë, Zerqan, Fush-Bulqizë, por jo vetëm pasi edhe qyteti i Bulqizës ka qenë i mbuluar nga tymi i zjarreve këtë mëngjes.

Sakaq, vatra të mëdha zjarri ka edhe në Parkun Kombëtarë të Lurës në Dibër ku janë përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

 

 

 

 

Top Channel