
Një burrë 61-vjeçar është në gjendje kritike në një spital të Long Island pas një incidenti të rëndë që ndodhi ndërsa ai ishte në një dhomë të rezonancës magnetike.
Incidenti i papritur ndodhi të mërkurën pasdite kur burri hyri në dhomën e imazherisë në Nassau Open MRI me një zinxhir metalik të rëndë rreth qafës.
Në atë kohë, skaneri MRI ishte i ndezur, duke bërë që forca e fortë magnetike e makinës ta tërhiqte me dhunë atë nga brenda.
Long Island man, 61, wearing large metal necklace sucked into MRI machine: cops https://t.co/NkbVmCtLRO pic.twitter.com/RZNn36m8qM
— New York Post (@nypost) July 18, 2025
Sipas autoriteteve, 61-vjeçari nuk kishte leje të qëndronte në zonën specifike dhe pësoi një “incident mjekësor” me të hyrë në pajisje. Ai u transportua menjëherë në një spital aty pranë, ku mbetet i shtruar në spital me lëndime të rënda.
Policia dhe shërbimet shëndetësore kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.
Top Channel