
Kompania e CEO-së Andy Byron, tha se një deklaratë e tij që qarkulloi në media sociale pasi u kap në një koncert të grupit Coldplay me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij gjatë, është e rreme.
Këngëtari kryesor i Coldplay, Chris Martin, pa dashje zbuloi Andyn dhe shefen e Burimeve Njerëzore Kristin Cabot në koncertin e tyre të fundit në Massachusetts.
Manjati i biznesit me sa duket nuk i kushtonte vëmendje asgjëje përveç muzikës, ndërsa e përqafon gruan.
Megjithatë, sapo kuptuan se përqafimi i tyre po transmetohej në ekranin e madh, ata u shkëputën papritur, duke u përpjekur me nxitim të shmangeshin nga vëmendja.
Kur Chris tha me humor pasi i pa në ekranin e madh, “Oh, shikoni këta të dy. Ose kanë një lidhje jashtëmartesore ose janë thjesht shumë të turpshëm”, një koment që, sipas ndjekësve online, mund të ketë qenë më i saktë nga sa parashikoi vetë këngëtari.
Një deklaratë doli në internet dje nga Byron, por kompania e tij Astronomer ka pretenduar se ishte e rreme. Firma i tha TMZ se kjo “nuk ishte një deklaratë e vërtetë”.
Deklarata ‘e rreme’ shkruante: “Dua të pranoj momentin që ka qarkulluar në internet dhe zhgënjimin që ka shkaktuar.
“Ajo që supozohej të ishte një natë muzike dhe gëzimi u shndërrua në një gabim që u zhvillua në një skenë shumë publike. Dua t’i kërkoj falje sinqerisht gruas sime, familjes sime dhe ekipit tim në Astronomer. Ju meritoni më shumë nga unë si partner, si baba dhe si udhëheqës.
Ky nuk është ai që dua të jem ose si dua të përfaqësoj kompaninë që ndihmova të ndërtohej. Po marr kohë për të reflektuar, për të marrë përgjegjësi dhe për të kuptuar hapat e ardhshëm, personalisht dhe profesionalisht. Kërkoj privatësi ndërsa lundroj në këtë proces.
Gjithashtu dua të shpreh sa shqetësuese është që ajo që duhet të kishte qenë një moment privat u bë publike pa pëlqimin tim. I respektoj artistët dhe argëtuesit, por shpresoj që të gjithë të mendojmë më thellë për ndikimin e shndërrimit të jetës së dikujt tjetër në një spektakël.”
Top Channel