“Ku ishit ku u ndërtuan banesat pa leje në Theth”/ Rama: Zinxhiri nuk ka funksionuar si duhej, prokurorja…

18/07/2025 11:37

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Berat një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, startupeve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. 

Gjatë takimit, Rama përmendi edhe njëherë ndërtimet pa leje në Theth, ku tha se zinxhiri nuk funksionoi si duhej.

“U nisët me armatë ne Theth dhe shkatërruat objektet, por ku ishit kur kjo u bë. Ata të cilët duhet t’i shikonin duhet t’i lajmëronin, nuk kanë bërë gjënë e duhur.

Zinxhiri nuk ka funksionuar me prokuroren. Koha për të ndërtuar një administratë si në vendet lider në BE, ka qenë  krejtësisht e pamjaftueshme”-u shpreh Rama.

Top Channel