Vila 31 mikpret eventin inovativ të lançimit të pajisjes së re IQOS Iluma i

17/07/2025 14:33

TIRANË — Një nga vilat më të njohura të Tiranës, Vila 31, u kthye mbrëmë në një qendër të inovacionit dhe teknologjisë, ku u prezantua pajisja më e fundit e IQOS, Iluma i.

I konceptuar si një përvojë interaktive dhe sensoriale, eventi solli risi teknologjike që shkonin përtej një lançimi të zakonshëm. Të ftuarit u pritën nga një glambot që realizonte video të stilit slow-motion, si ato që shohim në tapetet e kuq më të njohur të botës.

Brenda vilës, koreografi Taulant Shehu solli një performancë që bashkonte traditën shqiptare me teknikat bashkëkohore të kërcimit. Në vend të një prezantimi klasik në skenë, zëri i komentatorit Alban Xhihani, i transformuar përmes teknologjisë, shoqëronte të pranishmit në eksplorimin e zonave të ndryshme.

Mur LED që reagonte ndaj prekjes, stacione personalizimi me lazer, eksperienca me LED që marrin formë përmes kontaktit fizik dhe një kasafortë dixhitale me shpërblime, ishin vetëm disa nga momentet që përfaqësonin në mënyrë kreative funksionalitetet e reja të Iluma i.

Në përfundim, dueti Shkodra Elektronike performoi live, duke forcuar lidhjen mes teknologjisë dhe artit shqiptar përmes bashkëpunimit të ri me platformën Curious X të IQOS.

Top Channel