Dy persona janë plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta këtë të enjte në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë rreth orës 15:00 në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç dhe Ernest Lama, 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ngjarja e rëndë ndodh në mes të sezonit, në një prej qyteteve më të frekuentuara gjatë verës në vendin tonë.

Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprime hetimore për të identifikuar autorin apo autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Top Channel