Shembja e ndërtimeve pa leje, Berisha thirrje banorëve të Thethit: Ngrihuni dhe ndahuni nga e keqja

17/07/2025 12:51

Sali Berisha u ka bërë thirrje banorëve të  Thethit t5ë cilëve iu shembën n dërtimet paleje, që të ngrihen kundër qeverisë.

Berisha e bë ri këtë thirrje gjatë konferencës së sotme për mediat.

“Dëgjojeni këtë. Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër.

Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj. Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.

Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre. Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre. Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot”, tha Berisha.

Top Channel