
17/07 17:57
Është shtyrë për në datën 24 korrik seanca në Kolegjin Zgjedhor padia e Partisë Demokratike për anulimin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.
PD pretendoi se ka pasur parregullsi lidhur me procesverbalet por edhe kodet e sigurisë. Gjykata kërkoi shpjegim të detajuar nga KQZ me shkrim në lidhje me këto pretendime.
Tani vijohet me padinë e Aulon Kalasë, i cili kërkon rinumërim në gjithë qarkun Durrës.
Top Channel