Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur sot edhe në qytetin e Sarandës.

Operacioni është ndërmarrë nga autoritetet lokale dhe ka filluar me prishjen e një kioske të vendosur në një nga shkallaret e njohura të qytetit.

Deri në këto momente, nuk është raportuar asnjë reagim nga banorët apo bizneset e prekura. Sipas burimeve zyrtare, aksioni do të vijojë në ditët në vijim, megjithatë ende nuk është bërë e ditur se sa objekte të tjera janë në plan për t’u shembur.

Ky operacion është pjesë e një fushate më të gjerë në nivel kombëtar për lirimin e hapësirave publike dhe për vendosjen e rendit urban në zonat turistike gjatë sezonit veror.

Top Channel