Lapaj shton “presionin”, kandidatja e tij tërhiqet nga dorëheqja! E gatshme të marrë mandatin

17/07/2025 15:07
Adriatik Lapaj

Kleana Xhuveli, e cila në zgjedhjet e 11 majit kandidoi krah Adriatik Lapajt me “Nisma Bëhet”, ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm i dorëheqjes.

Ajo ishte e katërta në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës, teksa më parë kishte kërkuar të tërhiqej.

Me anë të një letre, ajo ka shprehur edhe arsyet që e shtynë të ndryshojë mendje.

Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për afatin e  shpërndarjes së mandateve për Tiranën, pasi Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për fatin e mandateve të këtij qarku, Lapaj dhe Shabani po zhvillojnë një betejë publike se kush do futet në Kuvend në shtator.

Top Channel