Kelly sjell surprizën e re, “S’ka më shi” përmbyll EP-në e tij!

17/07/2025 18:22

Kelly sapo na dha surprizën më të fundit! Për të gjithë dashamirësit dhe fansat e tij, artisti vjen me një tjetër projekt muzikor.

“S’ka më shi” mban titullin kënga e tij e re, pjesë e EP-së së tij të fundit. Pas “Sa u deshëm” dhe “Si m’harrove”, “S’ka më shi” përmbyll kështu këtë cikël muzikor.

Kjo EP e Kellyt solli me vete këngë dashurie, dhimbje dhe emocionesh, që do t’ju bëjnë të dashuroheni pas tyre që me dëgjim të parë. Projektet që ju duhen për t’ju drejtuar emocioneve tuaja më të thella.

Duket se pas eksperiencës së tij në “Big Brother VIP 4”, Kelly iu rikthye muzikës më fuqishëm se kurrë. Tani jemi gjithë sy e veshë për të parë hapat e tij të radhës. Deri atëherë, shijoni këto tre këngë plot emocion!

Top Channel