
Trump i sëmurë? Publikohen fotot me këmbë të fryra dhe dora me fondatinë
16/07 17:45
Verë dhe Portokalle është ndalur në Librazhd për t’i ndezur edhe më tej temperaturat në një spektakël fantastik që mblodhi në qendër të qytetit mijëra njerëz.
Një mikpritje e jashtëzakonshme dhe shumë dashuri për spektaklin më të dashur të humorit.
Tashmë është bërë traditë që spektakli më i ndjekur i humorit çdo verë të vijë pranë publikut.
Për aktorët, përballja me mijëra njerëz në të gjithë Shqipërinë sjell, jo vetëm emocione, por më tepër përgjegjësi.
Verë dhe Portokalle do të vijojë udhëtimin e saj në të gjithë Shqipërinë për t’ju dhuruar të qeshura pafund dhe tu shprehur mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme të marrë ndër vite.
Top Channel