Si trafikantja dhe vrasësi u dashuruan në paraburgim, Karamuço rrëfen historinë e dashurisë: Takoheshin çdo javë në dhomë, gardianët…

16/07/2025 22:57

Sindroma e Stokholmit u diskutua këtë të mërkurë në emisionin Top Story në Top Channel.

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, pjesë e panelit rrëfeu një histori të çuditshme dashurie e ndodhur në vitin 2010 mes një vajze të akuzuar për trafik droge dhe një vrasësi.

Ata u afeksionuan me njëri tjetrin dhe frekuentonin takime çdo javë, të ndihmuar edhe nga gardianët.

Karamuço: Kemi pasur raste në Shqipëri që janë njohur duke qenë në burg njerëz të famshëm të botës së errët me vajza të reja të cilët fillimisht u kanë dërguar letra, pastaj janë lidhur dhe janë fejuar duke qenë në burg. Ne kemi pasur një rast që nuk ka të bëjë me një civil dhe një të dënuar, por ka të bëjë dhe me dy të dënuar, që nuk janë njohur më parë në jetën e tyre, por janë njohur në paraburgim, të dy kanë qenë me emër, dashuria e tyre ka qenë aq e fortë për njëri tjetrin…ajo ka qenë për trafik droge, ai për vrasje dhe kanë thyer masat e sigurisë së paraburgimit, diku 2010-2011.

Ai paguan gjithçka, vajza e paraburgosur del nga seksioni i grave përmes ndihmës së gardianeve dhe shkon në dhomë, këtë e bën rutinë pothuajse çdo javë kundrejt pagesës së të gjithë efektivëve derisa një ditë u pikasën nga një person që nuk mori pagesë dhe doli gjithë kjo histori e madhe, e veçuan këtë vajzën, bënë një shkelje të madhe, e çuan në burg derisa gjykata të shprehej, e bënë shëmtuar zgjidhjen, u shkelën ligjet dhe konventat, nuk mbanin dot nën kontroll sigurinë e burgut, aq e fortë ishte dashuria dhe financimi për t’i bërë bashkë këta të dy.  Nuk e di a vijon ende, ajo është liruar, s’e di ç’bëhet me personin tjetër. Të dy kishin ushqyer simpati të madhe vetëm nga emrat e tyre.

Top Channel