Përplasja mes Lapajt e Shabanit, Zeqir Kordhoni letër KQZ-së: Dua të marr mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”

16/07/2025 22:45

Zeqir Kordhoni shprehet këmbëngulës për të marrë mandatin e deputetit, duke i hequr kështu mundësinë për të hyrë në Kuvend kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt.

Në një tjetër shkresë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kordhoni shpreh vullnetin për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallet fitues, pas shpërndarjes së mandateve, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë çdo deklaratë tjetër të depozituar më parë nga Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ose në emrin tim dhe të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim”, shkruan Kordhoni.

Zeqir Kordhoni, i renditur i nënti në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës, i rrezikon kështu mandatin Lapajt. Më herët, kandidati që në CV-në e tij ka deklaruar se ka qenë punëtor ndërtimi, por që trajtohet me KEMP, tha se ‘nuk mban mend’ se çfarë kishte firmosur dhe i kërkoi Ilirjan Celibashit informacion se çfarë ka dorëzuar partia e Adriatik Lapajt në emër të tij.

Top Channel