Ndërron jetë 29-vjeçari në Astir, trupi i të riut gjendet në makinën e parkuar poshtë pallatit ku jetonte
16/07/2025 20:11
Një 29-vjeçar është gjendur pa shenja jete këtë pasdite në zonën e Astirit në kryeqytet.
I riu me iniciale E.D. është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, në parkimin e pallatit ku banonte,
Sipas policisë, nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Top Channel