“Bashkëjetuam gati 3 vjet, ishte shpirt i bukur…”/ Kujt ia ka dedikuar Stine këngën “Ishe ti”?!

16/07/2025 21:59

I ftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët dhe artistët më të njohur në vendin tonë. 

Ai ka fituar një vend të veçantë në muzikën shqiptare falë stilit të tij të veçantë dhe këngëve të paharrueshme që ka krijuar gjatë karrierës së tij. Në këtë intervistë ai është rrëfyer si kurrë më parë.

Sa i dashuruar ka qenë Stine sa herë i ka kënduar dashurisë dhe ndarjes?

Shumë i dashuruar sepse unë kam vërtetësi aty, çdo fjalë është e sinqertë. Ndjehet dhe tani, kjo mungon sepse ne fantazojmë më shumë se sa përjetojmë.

A është i mërzitur Stine që sot çdo gjë i është kthyer një robotizmi fiktiv?

Nuk jam i mërzitur fare sepse kjo ndodh për një arsye.

Kush e ka frymëzuar Stinen më shumë që t’i këndojë dashurisë, si për shembull tek kënga “Ishe ti”? Kujt ia ka dedikuar ai këtë këngë?

Asaj të dashurës që kisha në atë kohë, sa isha ndarë. Kur e kam shkruajtur në 2005 dhe e kam ekzekutuar në 2006 në “Top Fest 3”. Ka qenë një vajzë që bashkëjetoja në Gjermani. Ajo ishte turko-gjermane. Ishte njeri i mirë, u rritëm bashkë sepse bashkëjetuam gati 3 vjet, ishte shpirt i bukur.

Cila është arsyeja që Stine shpeshherë bën shkëputje në lidhje me publikimet e projekteve muzikore?

Çështja është që ndonjëherë ne duhet të bëjmë edhe dy hapa mbrapa që ta shohësh si publik.

Top Channel