
Zjarri në masivin pyjor të Drenovës vijon të jetë ende aktiv, edhe pas ndërhyrjes me ajri me helikopter.
Teksa ende vijon të jetë aktive vatra e re e zjarrit e aktivizuar pasditen e sotme në pyllin me pisha në Drenovë të Mallakastrës, shërbimet zjarrfikëse janë tërhequr për shkak të errësirës.
Ndërkohë tre vatra u neutralizuan edhe me ndërhyrjen nga ajri, ndërsa shërbimet zjarrfikëse me mjete rrethanore janë përpjekur të mbajnë nën kontroll vatrën e re, ku për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë.
Grupe zjarrfikëse do të qëndrojnë në gatishmëri për gjithë natën ndërsa aksioni për shuarjen e zjarrit do të rinisë në orën 5:30 të mëngjesit. Është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri dhe priten të vijnë në ndihmë edhe forca të ushtrisë.
Top Channel