
HBO ka nisur zyrtarisht prodhimin e serialit të shumëpritur televiziv “Harry Potter”, një adaptim i ri i sagës së njohur me autorë J.K. Rowling.
Projekti ambicioz parashikohet të zgjasë 10 vjet dhe të sjellë në ekran historinë origjinale të librave në formën e një serie televizive shumë më të detajuar se filmat.
Të hënën, producentët publikuan fotografinë e parë të aktorit 11-vjeçar Dominic McLaughlin, i veshur me uniformën e Harry Potter, duke dhënë një shije të parë të personazhit ikonik në versionin e ri.
Së bashku me Dominic McLaughlin, janë konfirmuar edhe emra të tjerë që do t’i bashkohen serialit:
Rory Wilmot në rolin e Neville Longbottom, Amos Kitson si Dudley Dursley, Louise Brealey si Madam Hooch, Anton Lesser si Garrick Ollivander.
Këta aktorë i bashkohen një kasti të fuqishëm që përfshin emra të njohur si: John Lithgow në rolin e Dumbledore, Nick Frost si Hagrid, Janet McTeer si Minerva McGonagall, Paapa Essiedu si Severus Snape.
Aktoret që do të luajnë Harry, Ron dhe Hermione u zbuluan më herët në muajin maj.
Seriali po xhirohet në Warner Bros Studios Leavesden, në Hertfordshire, të njëjtat studio ku u prodhuan edhe tetë filmat origjinalë të “Harry Potter”.
Sipas HBO, adaptimi televiziv do të jetë “një përkthim besnik i librave”, duke u dhënë më shumë hapësirë linjave narrative që nuk u zhvilluan plotësisht në versionet filmike për shkak të kufizimeve kohore.
Sezoni i parë i serialit të ri do të publikohet në vitin 2027.
Top Channel