“Ka filluar konfiskimi i bulmetit”/ Rama për sigurinë ushqimore: Ky është vetëm fillimi! Na duhet të përmbushim kriteret e BE

14/07/2025 09:18

Ashtu sikurse e kishte paralajmëruar, kryministri Edi Rama tha se ka nisur konfiskimi i qusmështit dhe bulmetit pa faturë.

Nga mbledhja e zhvilluar sot në Tiranë me pushtetin vendor, Rama tha se po punohet edhe për çështjen e barnave mjekësore.

Po punojmë për çështjen e barnave mjekësore, për furnizimin e gjithë sistemit, publik dhe privat me shtetin si palë. Ka ardhur koha të kalojmë në një rol të ri të shtetit në ekonomi.

E fundit që kam, siguria ushqimore. Na duhet të hedhim hapa para. Me pezullimin e AKU dhe procesi provimi të gjithë inspektorëve të AKU dhe hapjen e mundësisë që të tjerët të përfshihen në agjenci, kemi hedhur vetëm hapin e parë. Ka filluar procesi i konfiskimit dhe kontrollit të qumështit pa faturë. Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë nuk do lejohet. Ky është vetëm fillimi. Në tërësi besoj që do të jetë një punë që do bazohet te vazhdimësia por nuk do jetë aq e vështirë”- tha Rama.

 

Top Channel