Fjalori i madh i gjuhës shqipe/ 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish Një nga mbrëmjet më të veçanta të këtij edicioni të MIK Festival ju kushtua lirikut të vokalit shqiptar Gaqo Çako.
Si një homazh në 90 vjetorin e lindjes në Korçë më 1935, nën praninë e artistëve të njohur dhe kujdesin e organizatores së festivalit, artistes Inva Mula mbrëmja riktheu në skenë tingujt dhe emocionet që Gaqo Çako u ka dhuruar brezave.
Mes emocionesh dhe kujtimesh Inva Mula artistja me famë ndërkombëtare ndau disa nga kujtimet e saj me Gaqo Çakon
Për ata që kanë bashkëpunuar me artistin e madh në skenë, që kanë qenë studentë të tij por edhe për artistët e rinj që nuk e kanë njohur nga afër por vetëm përmes repertorit Gaqo Çako është një prej figurave më të ndritura të skenës shqiptare dhe një thesar i Korçës
Në teatrin Andon Zako Çajupi të mbushur plot me artdashës emocionet dhe përjetimet e kësaj nate ishin të forta. Artistët me interpretimin e tyre dhe publiku me duartrokitjet e shumta u unifikuan në një falenderim të ndjerë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin shqiptar dhe një kujtesë se muzika e tij do të jetojë përherë.
Top Channel