Çelsi ngjitet në majën e Botës! “Blutë” e Londrës ‘turpërojnë’ PSG-në në New York dhe shpallen kampionë të Botërorit të Klubeve

13/07/2025 23:14

Çelsi ka shkruar historinë duke u shpallur kampione e edicionit të parë të Botërorit të Klubeve, pasi mposhti bindshëm me rezultatin 3-0, kampionët e Europës së PSG në finalen e madhe.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë elektrizuese në MetLife Stadium.

Cole Palmer ishte heroi i takimit, pasi shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 22-të dhe të 30-të, duke i dhënë avantazh të sigurt skuadrës së tij. Përpara se të mbyllej pjesa e parë, Joao Pedro vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 43-të, duke çuar rezultatin në 3-0 dhe duke i dhënë fund çdo shprese për një reagim nga kampionët e Europës.

Me këtë triumf, Çelsi ngre trofeun e parë të Botërorit të Klubeve në historinë e këtij formati të ri, duke forcuar pozicionin e tij si një nga klubet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Finalja u karakterizua nga një lojë e organizuar e anglezëve, presion i vazhdueshëm dhe shfrytëzim maksimal i rasteve, ndërsa PSG nuk arriti të shfaqë nivelin e pritshëm, duke u dorëzuar përballë forcës së londinezëve.

Ky sukses pritet të festohet gjatë nga tifozët e Çelsit, të cilët shohin ekipin e tyre të kurorëzohet si kampioni botëror për klube, në një kompeticion që premton të kthehet në një event të rëndësishëm të futbollit global.

 

Top Channel