
Njeriu që çeli ambasadën gjermane në Shqipëri në 1987-tën, ish ambasadori Werner Daum, ishte ai që tre vjet më vonë do të kthehej në dëshmitar e njëkohësisht, edhe protagonist të të paimagjinueshmes, duke i hapur dyert e godinës së re të sapo përfunduar të këtij misioni, e duke i ndihmuar të hynin njerëzit e etur për liri dhe për një jetë më të mirë në Perëndimin e Artë.
Në një intervistë të dhënë pak para se të ndërronte jetë për ‘Exlusive’ me gazetaren e Top Channel IridaVasia, ish ambasadori që do të mbetet pjesë e historisë së Shqipërisë, tregon për situatën politike të Shqipërisë komuniste.
I pyetur se nëse në trazirat e atyre viteve Shqipëria a mund të ishte protektorati i Gjermanisë, përgjigja e profesorit ishte e prerë, “Jo”.
Gazetarja: A mund të ishte bërë ndoshta asokohe Shqipëria një lloj protektorati i Gjermanisë? A duhet ta shohim si një shans të humbur?
Daum: Jo, aspak, jo. Dëshira jonë – ashtu siç kishim marrëdhënie të forta politike, ekonomike dhe socialie me çdo vend tjetër në Europë, përveç Shqipërisë – ishte që ta mirëprisnim Shqipërinë në familjen e kombeve europiane. Dhe jo vetëm qeverinë zyrtare, por popullin, dhe vetë vendin.
Top Channel