Policia e Rendit dhe ajo Bashkiake kanë nisur kontrollet në terren për verifikimin e dokumentacionit të plazheve private përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë një kontrolli në zonën e Lungomares, u konstatuan parregullsi në dokumentacionin e kenetizimit të plazhit.

Si pasojë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Rendit dhe strukturat bashkiake ndërhynë dhe hoqën 40 çadra dhe 80 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Hapësira prej rreth 500 metra katrorë do të kthehet tashmë në plazh publik, në shërbim të pushuesve.  Ndërhyrja u krye pa asnjë kundërshtim nga pronari i subjektit.

Top Channel