Ushqimi për bagëtitë, fermerët janë duke korrur foragjerët për t’u përgatitur për stinët e tjera

12/07/2025 12:14

Kjo është periudha e korrjes së farogjereve. 18 vite më parë Zegjir Beci nga fshati Pezë e Madhe e Tiranës, la emigrim për të punuar tokën fillimet e tij nisën më një sipërfaqe toke prej 1.6 ha ndërsa sot ai zotëron 6 ha një pjesë këtu e një tjetër në Shikaj.

Kjo është toka që rrit gjithçka, jo më kot Zeqiri kërkon ta zgjerojë sipërfaqen e të mbjellave.

“Tani kam 35 dynym jonxhë, 12 dynym misër pjesën tjetër e kam vreshtari dhe ullishte. Në Greqi kam bërë punën si Teknik ndërtimi por u ktheva dhe u mora me bujqësi, fillimi qe shumë I vështirë, por tani e dua shumë këtë punë dhe ia vlen”, tha ai.

Kultura më e mirë bujqësor për fermerin është jonxha kjo sepse kërkon më tepër ujë dhe më pak punë dhe sigurisht sjell më tepër ujë. Por misrin e ka mbjellë për një tjetër arsye, nuk do të pasurohet vetë, por misri pasuron tokën.

“Misrin e kam mbjellë për të bërë qarkullimin e tokës, dua të pasuroj tokën nëse mbjell vetëm një kulturë. Pas misrit i vjen radha jonxhës kështu veproj gjithmonë”.

Dikur fshat Pezë e madhe ka qenë fshati I blegtorisë ndërsa sot i bujqësia, stallat ia kanë lëndë vendin serave, ky ndryshim ka bërë që në Prezë të kemi fruta dhe perime në çdo stinë.

Top Channel