Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar Krystalopigi (Kapshticë”), pasi rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet belge.

31-vjeçar u arrestua nga oficerët e policisë së Departamentit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Follorinës në bashkëpunim me oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Krystalopigi të Follorinës, sepse ndaj tij ishte në pritje një Urdhër Arresti Europian nga autoritetet belge, për shkelje të ligjeve për drogën.

I arrestuari do të nxirret para Prokurorit të Apelit të Maqedonisë Perëndimore në Greqi.

Top Channel