Familjarët e Agon Zejnullahut e qytetarë tё Lipjanit tё shtunën kanë protestuar duke kërkuar drejtësi për 27-vjeçarin qё ka vdekur gjatё arrestimit nga zyrtarët policor

Protestuesit marshuan nga objekti i komunёs sё Lipjanit e deri tё stacioni policor e nё dorё mbanin pankartat ku thuhej se “Nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtёsi”.

Para stacionit tё policisё, qё ndodhet shumё pak metra larg vendit tё ngjarjes, familjarёt e Agon Zejnullahut thanё se nuk do ndalen derisa drejtёsia tё vihet nё vend.

Kёrkojnё hetim tё plotё dhe transparent, kërkojmë përgjegjësi, kërkojmë veprim ligjor, jo heshtje institucionale, sepse drejtësia e vonuar ёshtё drejtësi e mohuar”, shprehet Alban Zejnullahu – vёllai i Agon Zejnullahut.

Qytetarёt e Lipjanit qё iu bashkuan protestës, kanё shprehur pakёnaqёsitё e tyre me sjelljen e policëve, por njëkohësisht kërkuan edhe cilёsi mё tё mirё nё institucione.

Nёse edhe këto gjana i mohohen kёtij popullit, na nuk kemi me u ndalё deri tё vihet drejtёsia nё vend. Pёr disa gjёra po shihet se kush e ka rrokё pushtetin nё dorё, disa njerёz qё janё tu e emitue kryekёput, Sllobodan Millosheviçin”, shprehet një qytetar.

Rrnoftё policia jonё, se ju ka drojё Serbia. Por jo individёt, me marrё njerёz nё qafё, sikur ai Nela”, shprehet një tjetër qytetar.

Sot nuk kemi protestu vetёm pёr Agonin, por secilin prej neve. Secili e shpreh se ka njё neglizhencё tё policiё. Kosovёs i nevojiten profesionistё institucional, sidomos policё, mёsues, administratё, e tё gjitha anёt”, thotë një protestues

Agon Zejnullahu dyshohet se ka vdekur gjatё arrestimit nga pesё zyrtarё policor. Rreshteri Ibrahim Nela, policёt Artidon Konxheli, Albian Rrahmani, Endrit Beqiri dhe Liridon Rrahmani ndodhen nё paraburgim nёn dyshimin pёr vrasje nga pakujdesia.

Top Channel