
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio patën një tjetër bisedë të shkurtër në kuadër të samitit të ASEAN-it që u zhvillua në kryeqytetin malajzian, raportoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Ministrat e jashtëm të të dy vendeve patën një takim të shkurtër, joformal, “në këmbë”, raportoi një korrespondent i agjencisë. Ai shtoi se nuk u bënë publike detaje për atë që diskutuan.
Të enjten, Lavrov dhe Rubio u takuan për rreth 50 minuta në Kuala Lumpur.
Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se ajo që ai e përshkroi si një trend pozitiv në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara vazhdon pavarësisht manovrimit të administratës Trump.
“Jo, nuk pajtohem që trendi pozitiv në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit po venitet”, tha Ryabkov, sipas agjencisë së lajmeve RIA.
“Mendoj se administrata aktuale amerikane po bën zigzage në këtë dhe shumë çështje të tjera. Nuk do të thoja se po ndjek një kurs të përcaktuar një herë e përgjithmonë. Ne nuk po e dramatizojmë këtë situatë”, tha zëvëndësministri rus.
Top Channel