
11/07 20:40
E vetmja bashki që shpëtoi nga kritikat e kryeministrit Edi Rama ishte Cërriku.
Rama tha se Cërriku i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit e i kthen në produkt prashitje dhe këtë duhet të bëjnë të gjitha bashkitë.
Rama: Mund ta di pse bashkia e Cërrikut i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit i kthen në produkt prashitje, pse nuk e kanë të tjerët, më duket e ka bërë edhe Roskoveci, s’është inovacion që ka ndodhur në Japoni, pse nuk vrapon ti në Cërrik si ta bësh edhe ti në Elbasan. Pse duhet të rrimë të presim, kërkojmë fonde nga qeveria.
Top Channel