Pak orë pas shkresës së prokurores Elsa Gjeli drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, këtij institucioni ju drejtua dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, për rastin e ndërtimeve pa leje në Theth.

Ministri Manja u shpreh se rasti i prokurores Gjeli përbën një goditje serioze ndaj shtetit të së drejtës, ndaj dhe iu kërkoi institucioneve të drejtësisë të hetojnë sa më shpejt.

 “Si Ministër drejtësie, bazuar në kompetencat që më jep ligji, kërkuar zyrtarisht dje nisjen e hetimit disiplinor për një rast flagrant të mos-ushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit që ka të bëjë me ndërtimin pa leje të një parku turistik në zemër të Thethit“-tha Manja në deklaratë.

Për ministrin e Drejtësisë, Shqipëria e vitit 2030 në Bashkimin Europian nuk mund të ndërtohet mbi tolerimin e paligjshmërisë dhe mbrojtjen institucionale të mosveprimit.

Top Channel