
Mes emocionesh dhe ndjenjash krenarie u zhvillua ceremonia e diplomimit të 451 studentëve të ciklit bachelor të Universitetit Europian të Tiranes
Emocionet në sallë i ndezi një mesazh inkurajues i një ish studenteje të UET e cila erdhi nga Londra ku është punësuar në një nga bankat e rëndësishme të Britanisë.
Studentëve iu drejtua me një mesazh komisionerja europiane për klimën dhe shëndetin pranë Kombeve te Bashkuara Majlinda Bregu
Ambasadori i parë i Gjermanisë në Tiranë dhe me një rol te rëndësishëm edhe ne kohen e hapjes se ambasadave ne vitin 1990 i cili hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptaret sot përshëndeti studentet e UET.
Rektorja e këtij Universiteti tha se ky është brezi i 17 qe diplomohen në UET, 48 prej të cilëve frekuentojnë univeristetet e vendeve të ndryshme të botës.
Universiteti Europian i Tiranë ka ka aktualisht 5000 studentë që ndjekin degë të ndryshme si ekonomi, biznes, shkenca politike e marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca humane, Inxhinieri informatike si dhe shkenca mjekësore teknike.
Top Channel