Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, paraditen e sotme.

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë, pas rrëshqitjes së dheut gjatë kohës që po punonte me fadromë.

“Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshqitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Top Channel