“Drejtori i UKT me 30 vetë staf në zyrë”/ Rama: Është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit

11/07/2025 10:33

Kryeministri Edi Rama sugjeroi krijimin e një Operatori Kombëtar të Sistemit të Shpërndarjes së Ujit, teksa foli për problemet e furnizimit me ujë të pijshëm në disa vend.

Ai hodhi kritika ndaj drejtorive të ujësjellësit, veçanërisht ndaj UKT-së, ku sikurse tha, drejtori ka 30 persona staf. Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet, tha kreu i qeverisë.

“Këtu kemi nevojë për një reformë, të gjitha llojet e eksperiencave na nxjerrin në konkluzionin se është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që në adresë një çështje jetike, sikurse është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë. Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet’, tha Rama.

Top Channel