Skuka hero, Partizani merr një barazim të çmuar në ndeshjen e parë të Conference League

10/07/2025 21:04

Partizani mori një barazim të çmuar 1-1 kundër skuadrës së Nomme Kalju në Talin të Estonisë, në ndeshjen e parë të turit të parë të Ligës së Konferencës.

Skuadra vendëse u shfaq shumë agresive duke sulmuar të kuqtë që nga fillimi, ndërsa ekipi i Gegës u mbrojt mirë dhe u përpoq të shfrytëzonte kundërsulmet.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa e dyta nisi me golin e Nomme Kalju që realizoi me Manila në minutën e 47-të. Kur dukej se të kuqtë pësuan një goditje të fortë edhe në aspektin psikologjik, ishte Skuka ai që riktheu baraspeshën në minutën e 51-të pas një pasimi të Martinez.

Vendësit tentuan të gjenin sërish portën, por Partizani arriti të ruante rezultatin që u jep shumë shpresë për të kaluar turin.

Kualifikimi vendoset në ndeshjen e dytë që do të luhet javën e ardhshme.

Top Channel