Salianji i rikthehet politikës aktive, merr pjesë në 35-vjetorin e rënies së Dëshmorit Josif Budo: E vërteta është gjithmonë më e fortë se frika

10/07/2025 11:34

Ish deputeti Ervin Salianji ishte sot në qytetin e Kavajës, me rastin e 35-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë, Josif Budo.

Sot gjithashtu u zhvillua ceremonia e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në qendër të qytetit.

Salianji: Të dashur të pranishëm, familjare, i nderuar Kryetar i Opozites Doktor Berisha, i dashur Fisnik, Hysen. Zemra më thotë të flas si qytetar, jo si përfaqësueses politik. Si një individ që sapo perfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë, por si realitet ne diktaturen e re. Në një izolim ku jeta numërohet me orë, por me durim. Me heshtje. Me qëndresë.

Sot nuk po përcjellim thjesht kujtimin e një njeriu. Sot po qëndrojmë në heshtje përballë një drite që nuk u shua dot, ndonëse u godit me errësirën më të dendur. Josif Buda nuk ra nga rastësia. Ai doli te kerkonte drejtesi, liri! Josifin nuk e mori jeta — ia morën spamistet! Sepse kishte guximin të mos pranonte të gënjehej, te mos pranonte padrejtesine, mungesen e lirise! Të mos pranonte të jetonte në gjunjë.

Në një vend ku dhe fjala të kushtonte jetën, Josifi zgjodhi reagimin. Në një kohë ku të shihje drejt e në sy të keqen ishte akt vetëflijimi, ai e bëri këtë pa hezitim. Dhe për këtë, ai u vra. Por le ta pranojmë me vete një të vërtetë të madhe: Keta njerez nuk vriten, nuk zhduken. Sepse jane me shume se trup. Ishin dhe jane ndërgjegje. Josif Buda ishte ndërgjegje. Jo vetëm e kohës së tij, por edhe e kohës sonë. Sepse ai na e la një pyetje që nuk ka humbur fuqinë as sot:

A ia vlen të jetosh një jetë të qetë, nëse ajo është pa dinjitet? Të gjithë qe kane kaluar ferrin e diktaturës, e dine se ajo që shpëtonte njeriun nuk ishte buka, por besimi. Në Zot, në liri, në një ditë që do të vinte. Josifi nuk e pa atë ditë. Por ne jemi këtu sepse ajo ditë erdhi fale individeve se ai e nuk duhet lene qe brezi jone te njihet si brezj qe rihumbi te drejta te fituara!

Dhe ne nuk guxojmë ta shpërdorojmë. Sot jemi të lirë sepse dikush zgjodhi të mos bëhej pjesë e turmës që duartrokiste të keqen. Sot jemi këtu sepse dikush si Josifi tha “Jo” — në një kohë kur një “jo” mund të të kushtonte jetën. Dhe për këtë, ai nuk duhet të kujtohet vetem si viktimë. Por si dritë. Josifi nuk e kërkoi martirizimin.
E kërkoi jetën. Por e kërkoi me fytyrë nga qielli, jo me kokën ulur nga frika.

Të dashur miq, Në një botë që harron shpejt, Josif Buda është kujtimi që duhet të mos harrohet kurrë. Jo për të vajtuar, por për të kujtuar se e vërteta është gjithmonë më e fortë se frika. Lavdi qëndresës së tij. Lavdi dritës që nuk u shua. Lavdi Josif Budës.

Top Channel