
Monopatinat dhe skuterat elektrike do të ndalohen të qarkullojnë në sheshet publike dhe pedonalet e Tiranës.
Ky është propozimi që Aleanca e Grave Këshilltare Bashkiake të Tiranës do t’i dërgojë Këshillit Bashkiak të Tiranës.
“Ky është propozimi që Aleanca e Grave Këshilltare Bashkiake të Tiranës, të cilën kam nderin ta drejtoj, do t’i propozojë Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke marrë shkas nga diskutimet e sotme në një forum të thirrur për këtë qellim. Në forum morën pjesë përfaqësues të prindërve, shkollave, Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit, si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.
Në forum u diskutua gjithashtu për nevojën e një fushatë të gjerë sensibilizimi me përdoruesit e këtyre mjeteve dhe prindërit e fëmijët. Gjithashtu u theksua nevoja për rregullime të tjera ligjore për disiplinimin e përdorimit dhe qarkullimit me këto mjete”, tha Silda Cepe Anagnosti, Kryetare e Aleancës së Grave Këshilltare.
View this post on Instagram
Top Channel