
Për të 5 vite radhazi u zhvillua me sukses në Krutje“Kabaja e Muzeqare” duke rikthyer në vëmendje një prej trashëgimive më të pasura të zonës së Myzeqesë.
Ky organizim mblodhi banorë, artistë lokalë dhe dashamirës të traditës, të cilët shijuan muzikën popullore karakteristike, veshjet tradicionale dhe vallet që përfaqësojnë identitetin kulturor të kësaj zone.
Kabaja, si simbol i muzikës autentike të fushës së Myzeqesë, u interpretua me mjeshtëri nga artistë të njohur të zonës, duke përcjellë emocione dhe mall për traditat.
Behar Hoxha nga Vrioni i Beratit prej 14 vjetesh performon në klarinet. Që prej asaj moshë dhe deri tani ai tregon se nuk e ka shkëputur asnjëherë klarinetë nga dora duke mar pjesw në dhjetra festivale.
Flamur Senka nga Fiershegan i Lushnjës është një nga valltaret me të shquar të valles Myzeqare. Për të vallja është një pjesë e pandashme e jetës.
Në fund juria e këtij aktiviteti ndau çmimet. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ruajtja dhe promovimi i vlerave kulturore autoktone për brezat e rinj, duke krijuar një urë lidhëse mes të kaluarës dhe të ardhmes.
Top Channel