Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi publikon videon e Ramës: Ndërtojmë ura, së bashku ndryshojmë imazhin e Ballkanit

10/07/2025 09:20

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama në faqen e tij në Instagram ndërsa flet në gjuhën malazeze.

Vazhdojmë përpara, shkruan Abazoviç, ndërsa thekson se së bashku me Ramën do të ndërtojnë ura dhe do të ndryshojnë imazhin e Ballkanit.

“Miku im Edi, gjithmonë origjinal dhe në stilin e tij. Mirënjohës për fjalët e bukura dhe besoj që herën tjetër rrethanat do ta lejojnë të jetë me ne në kongres. Vazhdojmë përpara, ndërtojmë ura dhe së bashku ndryshojmë imazhin e Ballkanit”, shkruan Abazoviç.

Dyshohet se videoja e publikuar në profilin e Abazoviç është realizuar me Inteligjencë Artificiale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dritan Abazović (@dritan.abazovic)

Top Channel