
Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e të gjithë drejtorëve në bashkinë e Durrësit dhe atyre të ndërmarrjeve të varësisë, si dhe drejtorëve rajonalë, ka mbetur pezull zbatimi i kërkesës kryesore të kryeministrit, lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Sot nuk është shënuar asnjë aksion në terren dhe pse u deklarua se aksioni do të vazhdojë duke u shtrirë në të gjithë Durrësin.
Dorëheqja e drejtuesve e ka vendosur institucionin në një fazë pritjeje dhe paqartësie.
Ndërkaq brenda ditës së sotme, drejtorët duhet të paraqesin dorëheqjen dhe të qëndrojnë në dispozicion të vlerësimit nga komisioni që do drejtohet nga drejtuesja politike e qarkut Durrës, kryebashkiakja Emiriana Sako dhe kryesueset e listës fituese të qarkut deputetet Klodiana Spahiu dhe Milva Ekonomi.
I gjithë procesi pritet të përfundojë brenda muajit korrik, duke ofruar rifreskim të nivelit drejtues në Durrës e mbi të gjitha më shumë shërbim për qytetarët.
Top Channel