“U dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën”, Berisha për Salianjin: Do ta përcaktojë anëtarësia rolin e tij në PD

09/07/2025 13:29

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sërish lirimin e Ervin Salianjit dhe rolin e tij në Partinë Demokratike.

Ndërsa ripërsëriti se Salianji është një i burgosur, ai shtoi se do ta përcaktojë anëtarësia rolin e tij në PD.

“Do ta përcaktojë anëtarësia rolin e tij në PD, ai doli dje një i burgosur politik, një histori turpi i Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës, ai u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën, një praktikë ligjore, deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë.

Fatmir Xhafa ndihet i kërcënuar nga Salianji. Çështja Salianji vetëm ka filluar, e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur. I kërkonin të deklaronte që s’do të vriste Geron dhe Fatmir Xhafën. Ai ishte i burgosur dhe gjykatësi i thoshte thuaj që s’do e vrasësh Geronin apo Fatmir Xhafën”, tha Berisha.

Top Channel