“Tradita myzeqare”/ Fermerët festojnë prodhimet e bollshme të stinës

09/07/2025 12:25

Fier-Shegani, një nga zonat më të pasura bujqësore Myzeqesë, organizoi festën tradicionale lokale “Tradita Myzeqar , Qendra e festës ishte padyshim prodhimi i pjeshkave, për të cilat zona është e njohur prej dekadash, si dhe rritja e ndjeshme e përdorimit të serave diellore.

Fermerë dhe vizitorë nga rrethinat u mblodhën për të festuar stinën e begatë. Nëpër stenda të dekoruara me motive tradicionale, u ekspozuan varietetet e ndryshme të pjeshkave vendase, nga ato më të hershmet, deri te më të vonat, të cilat shquhen për ëmbëlsinë dhe cilësinë e tyre natyrore. Krahas prodhimeve të stinës, një vëmendje të veçantë morën edhe prodhimet e serave diellore të cilat zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në Fier-Shegan.

Sipas vete fermerëve këto festa i vijnë në ndihmë, sepse janë një mundësi për promovimin e zonës e cila është tepër pjellore.

Interesi për bujqësinë është i lartë nga ana e fermerëve por ndihma nga ana e institucioneve qendrore duke qenë më pranë tyre me skema lehtësuese për bujqësinë është e pakonsiderueshme.

Top Channel